Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjatja e vetingut/ Basha sulmon Ramën, Metën dhe Berishën: Bënë gjithçka që të shkonte në drejtim të paditur

Zgjatja e vetingut/ Basha sulmon Ramën, Metën dhe Berishën:

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për gazetarët në përfundim të mbledhjes me grupin parlamentar, ku vendosi të votojë pro ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afatit të vetingut në drejtësi.

Basha sulmoi sërish presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ish-liderin Sali Berisha. Ai akuzoi “Trekëndëshin e Bermudës” se tentoi ta çonte vetingun në drejtësi në një drejtim të paditur.

Kryedemokrati tha se vetingu është i nevojshëm për rrugën e europiane të vendit.

“Reforma në drejtësi ka patur ecejaket e saj. Brenda pak ditëve trekëndëshi i Bermudës, Edi Rama në krye, Berisha e Meta bënë gjithçka të largojnë ONM nga Shqipëria e vettingu të shkojë në drejtim të paditur.

Ka një dhe vetëm një shanc qe Shqipëria të behët pjesë e europës, që politikanët të shkojnë në burg dhe kriminelët mos jenë në parlament e bashki. Një proces i nisur do mbetej në mes e do nderprehej integrimi i vendit.

T’i japim shans një drejtësie që të ngrihet në këmbë dhe t’i hedhë prangat çdo qytetari që shkel ligjin, duke e nisur nga më të pushtetshmit, nga politikanët dhe bosët e krimit”, tha Basha.

Ky i fundit foli edhe për ngritjen e komisionit për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore. Basha tha se këto dy nisma janë zotimet dhe prioritetet e tij.

“Sot Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë dhe miratimin e dy komisioneve të rëndësishme që janë prioritet i shqiptarëve, komisionin për Reformën Zgjedhore dhe atë territoriale. Këto janë dy zotime të mijat para shqiptarëve, para demokratëve.

Sa i takon reformës zgjedhore është arsyeja kryesore pse ndodhemi në atë parlament. Sa i takon të dytës, pak nga ju nuk e dinë, por dhe gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme një nga problemet e njerëzve ka qenë reforma territoriale”, tha Basha.

 

Të fundit