Flash News

Ditari i Opozitës

“Zgjedhin BE-në përpara Amerikës”, Dash Shehi: Shqiptarët duhet të jenë me SHBA-të edhe kur gabon

“Zgjedhin BE-në përpara Amerikës”, Dash Shehi:

Deputeti Dashamir Shehi ka komentuar një sondazh të realizuar pak ditë më parë në Shqipëri, në sajë të së cilës shqiptarët zgjedhin BE-në përpara Amerikës.

Nga emisioni “Politiko” në Top News, deputeti Dashamir Shehi u shpreh se situata në vendin tonë është paradoksale.

Sipas deputetit, shqiptarët duhet të jenë me Amerikën edhe kur Amerika gabon.

“Nëse i pyet se kush iu pëlqen më shumë SHBA apo BE, nuk besoj se shqiptarët janë shumë profesionistë. Japin një përgjigje entuziaste. Vetëm me qeverisjen e Ramës jemi 8 vjet jashtë Evropës. Me logjike normale shqiptarët duhet të ishin të mërzitur me Evropën. Ne për simpati duam Amerikën. Të gjithë të vegjlit, duan të mëdhenjtë. Ne për të dashur duam ata të tjerët, por do të futemi në Evropë, kjo është kontradikta.

Fatkeqësisht kemi dështuar tek të dyja, edhe tek Evropa edhe tek SHBA-ja. Kemi një butafori politike, sikur ne duhet t’i japim mend edhe Amerikës. Ne shqiptarët duhet të jemi me Amerikën edhe kur Amerika gabon. Nuk ka rëndësi kush fiton në SHBA. Ata janë partneri ynë”, deklaroi Shehi.

 

 

Të fundit