Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhja e Presidentit të ri, Noka: Rama kërkon të uzurpojë Presidencën, përdor opozitën false

Zgjedhja e Presidentit të ri, Noka: Rama kërkon të uzurpojë

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka, ka komentuar procedurën e socialistëve për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Për MCN Tv, Noka tha se Rama dhe maxhoranca i tremben negociatave me opozitën e zgjedhur (Rithemelimin), ndaj edhe preferojnë të mbajnë peng opozitën e emëruar (PD e Bashës). Noka shprehet se i vetmi institucion i pauzurpuar nga qeveria e Ramës ka qenë Presidenca, ndërsa nënvizoi konsensusin si të vetmen zgjidhje.

“Maxhoranca dhe Edi Rama kanë një preferencë opozitën e emëruar. Janë të tmerruar në rast se do hynin në bisedime me opozitën e zgjedhur. Preferenca e tyre është të mbajnë peng opozitës siç mbajnë peng pushtetin. Kjo është e qartë, për ne ka rëndësi që në Shqipëri të marrë fund koha e institucioneve të kapura dhe opozitës së kapur. Drejt kësaj do të shkohet se s’bën. Kuvendi i 11 dhjetorit ka përcaktuar një maxhorancë brenda partisë demokratike dhe në 6 mars i dha verdiktin përfundimtar. Çështja e pengjeve për ne është një çështje mjaft e rëndësishme sa i përket institucionit dhe rruga që duhet të shkojë drejt zgjedhjes së titullarit më të lartë të shtetit. I vetmi pushtet i pa uzurpuar ka qenë institucionit i Presidencës. E  vetmja zgjidhje është konsensusi, ajo është në opozitën e vërtetë, por mesa duket Rama ja ka vënë syrin dhe kërkon ta kapë dhe këtë dhe përdor opozitën false”, tha Noka.

Të fundit