Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet 2025, Burimi: Arrestimi i Berishës, shans për PD-në, Rama mund të humbasë për shkak të dosjeve në SPAK

Zgjedhjet 2025, Burimi: Arrestimi i Berishës, shans për PD-në,

Analisti Genc Burimi ka analizuar situatën politike në Shqipëri dhe ndikimin e saj në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Sipas tij, Partia Socialiste ndodhet në një pozitë të rrezikshme, ndërsa Partia Demokratike ka fituar terren falë izolimit të Sali Berishës, që ka nxjerrë në pah figura të denja për drejtimin e partisë dhe vendit.

Burimi theksoi se situata e kryeministrit Edi Rama është e vështirë për shkak të përgjimeve dhe dosjeve të SPAK-ut që, sipas tij, nuk mund të kundërshtohen.

“PS është në fije të perit. Nëse Rama thirret nga SPAK ose bie për një arsye tjetër, ai nuk mund të jetë më kryeministër. Partia Socialiste do të hyjë në fushatë e papërgatitur dhe pa një figurë ekuivalente,” tha Burimi për Syri TV.

Analisti shtoi se Partia Demokratike duhet të shfrytëzojë këtë moment për të prezantuar një vizion ekonomik dhe social për shqiptarët. Sipas tij, Berisha duhet të fokusohet në vendosjen e Ramës përballë drejtësisë për të siguruar që ai të mos jetë më në krye të qeverisë.

“PD ka arritur një fitore të rëndësishme duke rikthyer Berishën në politikë. Tani i duhet të kalojë në ‘marshin e pestë’ dhe të ofrojë shpresë për një të ardhme më të mirë për shqiptarët,” përfundoi Burimi.

Të fundit