Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet, Basha refuzohet nga antarësia e PD-së së Korçës: 17 përqind votojnë për të

Zgjedhjet, Basha refuzohet nga antarësia e PD-së së

Demokratët e Bashkisë Korçë duket se e kanë refuzuar kryetarin e PD Basha dhe ekipin e të dërguarve të tij Spaho-Salianji. Vetëm 30 përqind e antarësisë (së tkurrur sipas kritereve dhe përjashtimeve të listës Gjana) kanë dalë në votime, dhe prej këtyre 17 përqind kanë zgjedhur Lulzim Bashën.

Ky është një alarm për PD e zgjedhjeve lokale, së cilës i duhet të lërë një shenjë sidomos në bashkitë e mëdha, një prej të cilave është edhe ajo e Korçës.

Këtë hendek, pra refuzimin në qytet e shton edhe fakti se Basha-Spaho-Salianji kuotohen shumë më lart në periferi, në bashkitë e tjera të qarkut të Korçës, siç janë Devolli dhe Maliqi, ku votat për kryetarin e PD kapin 78 dhe 57 përqind.

Kjo shënon një ruralizim të Partisë Demokratike, çka përbën një kërcënim, jo vetëm për zgjedhjet lokale të pas dy viteve, nëse ndjekim kalendarin normal, por edhe ato parlamentare të pas katër viteve, sepse dihet se qytetet e mëdha si Korça kanë edhe peshën më të madhe në numër votuesish.

Çfare dmth ‘Lista Gjana’: Jemin Gjana ka hequr nga listat e antarësisë njerëz duke i tkurrur ato me kritere arbitrare jo transparente.

Në rastin e Korçës lista e antarësisë së PD është 3400 persona. Në këtë rast vetem 10% e anëtarësisë së PD ka shprehur preferencë për ekipin Basha-Spaho-Salianji në Bashkinë Korçë, bashkia më e rëndësishme e qarkut me të njëjtin emër. Pjesa më e madhe antarësisë as nuk kanë marrë pjesë në këtë proçes.

Por edhe pse i tkurri listat, përsëri në Devoll votuan 224 njerëz jashte liste, çka më shumë se një 'lajthitje e listës Gjana' duket si mbushje kutie.

 

Zgjedhjet, Basha refuzohet nga antarësia e PD-së së

 

 

 

Të fundit