Flash News

Ditari i Opozitës

Beleri: Votat e emigrantëve në Greqi u manipuluan me skemë të organizuar nga administrata

Beleri: Votat e emigrantëve në Greqi u manipuluan me skemë
Fredi Beleri

Eurodeputeti Fredi Beleri, ka komentuar mëngjesin e kësaj të enjte rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit. I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, Beleri ka hedhur dritë mbi një skemë të dyshimtë që, sipas tij, është përdorur për të manipuluar votën e emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Sipas Belerit një numër i konsiderueshëm punonjësish të administratës shqiptare ishin dërguar në Greqi për një periudhë dy mujore me qëllim regjistrimin e emigrantëve, duke përdorur në mënyrë të dyshimtë të njëjtat adresa për dhjetëra qytetarë.

Beleri ngre akuza ndaj ambasadës Shqiptare në Athinë për përfshirje direkte në këtë proces, si dhe thotë se ka patur një bashkëpunim të mundshëm me punonjës shqiptarë të kompanisë postare DHL, e cila shpërndante zarfat me fletët e votimit.

Nga informacionet e mia, të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi e dinë, rreth 400 veta të administratës, ishin instaluar për 2 muaj në Greqi në çdo cep, për të regjistruar njerëz, duke deklaruar të njëjtën adresë 150-100 veta.

E gjithë kjo monitorohej nga Ambasada Shqiptare në Athinë. Kështu që kur DHL shpërndante zarfat, nuk gjente adresat.

Një ditë para se të mbaronte afati i grumbullimit të zarfave, ishin 21 mijë zarfa. Ditën e fundit, çuditërisht u gjetën edhe 24 mijë zarfa të tjerë. Kjo do të thotë që Ambasada Shqiptare bashkëpunoi me punëtorët e shumë shqiptarë që punojnë në DHL, nuk e di me kë tjetër dhe si brenda një dite arriti të grumbullojë 24 mijë zarfe, më shumë nga sa ishin grumbulluar gjithë periudhën që ishte kryer procesi.

Kjo të vë në dyshim. Mënyra që patronazhistët aplikojnë në Shqipëri, aplikuan edhe me votën e emigracionit fatkeqësisht”– deklaroi Beleri.

Të fundit