Flash News

Ditari i Opozitës

"Zgjedhjet brenda partisë, false", reagon PD: Ramës ia zgjedh krimi kandidatët

"Zgjedhjet brenda partisë, false", reagon PD: Ramës ia

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë konferencës me gazetarët i quajti zgjedhjet brenda partisë një farsë, ka ardhur edhe reagimi i PD-së.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, shkruan se shqiptarët e dinë se Ramës, kandidatët e tij ia zgjedh krimi.

Më tej ai ka përmendur se “për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij”, duke publikuar gjithashtu edhe një nga përgjimet e nxjerra nga Bild.

Reagimi i plotë:

Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeroporte në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota!

Të fundit