Flash News

Ditari i Opozitës

‘Zgjedhjet dhe burgu i hapur për Ramën’, Berisha zbërthen dy mesazhet që dha Escobar në Tiranë

‘Zgjedhjet dhe burgu i hapur për Ramën’, Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ‘zbërtheu’ deklaratat e të dërguarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar gjatë vizitës së tij në Tiranë disa ditë më parë.

I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Berisha tha se Escobar ka dhënë dy mesazhe të rëndësishme. Sipas tij, mesazhi i parë ka qenë se SHBA-të do të bashkëpunojnë me çdo forcë në zgjedhje, ndërsa i dyti, një burg i hapur për Ramën, referuar dosjes së Charles McGonigal.

Mesazhi i Escobar ishte se SHBA-të do bashkëpunojë me çdo forcë politike që fiton zgjedhjet. Mesazhi i radhës që dha ishte për dosjen e Charles McGonigal. Është një proces penal i hapur tha, nën hetim. Do kjo të thotë derë burgu e hapur.

Në interpretimin politik do të thotë varr politik i hapur. Ndaj dhe takimi Rama-Escobar u bë 20 minuta,”- u shpreh Berisha.

 

 

 

Të fundit