Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 11 majit, Elton Roshi i kërkon KQZ-së pamjet filmike të qendrave të numërimit në Tiranë

Zgjedhjet e 11 majit, Elton Roshi i kërkon KQZ-së pamjet filmike

Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranë, Elton Roshi, i është drejtuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me një kërkesë për të vënë në dispozicion pamjet filmike nga të gjitha Qendrat e Numërimit të Votave (QNV) në këtë qark.

Në dokumentin e paraqitur nga Roshi, theksohet se qëllimi i kësaj kërkese është shqyrtimi i mëtejshëm i materialeve vizuale të procesit të numërimit të votave, me synim garantimin e transparencës dhe integritetit të procesit zgjedhor.

Gjithashtu, sipas kandidatit demokrat, materialet filmike mund të shërbejnë për të identifikuar çdo element që mund të përbëjë bazë për një ankimim të mundshëm në vijim.

Kërkesa e Roshit vjen pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 majit dhe është pjesë e angazhimit të opozitës për të monitoruar çdo fazë të administrimit të votës.

Zgjedhjet e 11 majit, Elton Roshi i kërkon KQZ-së pamjet filmike

Të fundit