Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 11 majit / Mediu: Rama tentoi ta merrte Chris LaCivita-n para nesh

Zgjedhjet e 11 majit / Mediu: Rama tentoi ta merrte Chris LaCivita-n para nesh

Kreu i Partisë Republike, Fatmir Mediu ka deklaruar se kryeministri Edi Rama tentoi që të merrte në skuadrën e fushatës së tij, Chris LaCivita-n dhe ekipin e tij, strategun e fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

“Do ju them edhe këtë sekret. Nuk është se nuk ka tentuar zoti Rama t’i marrë para se t’i merrnim ne. Kanë vajtur edhe në emër të zotit Rama kanë komunikuar për t’i pasur”, tha Mediu në Klan News. 

Sipas Mediut, kontrata e bërë në zgjedhjet e këtij viti është pothuajse e njëjtë me të njëjtën kontratë që Partia Demokratike ka bërë që në vitin 2025.

Teksa komentohej për drejtuesin e fushatës së PD-së në Shqipëri, Mediu i quajti të pështira dhe qesharake disa lajme të bëra për pagesat e hotelit që ka qëndruar Chris LaCivita në Shqipëri.

“Sot ka pasur një histori domethenë sa të pështirë dhe qesharake. Merrej një faturë dhe pagesa që i ishte bërë të hotelit zotit Chris LaCivita, Paul Manafort dhe lordit Stewart Jackson që erdhën në fushatën elektorale dhe thuhej që Fatmir Mediu u ka paguar masazh edhe dhomën 1 mijë Euro. Këto janë ekzagjerime të atyre që nuk rrinë dot pa u lëpirë pas pushtetit dhe përpiqen të deformojnë lajmin”, tha ai.

 

Të fundit