Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 11 majit, Topalli apel shqiptarëve në Gjermani: Më 11 janar nis regjistrimi i diasporës, mos e humbisni mundësinë

Zgjedhjet e 11 majit, Topalli apel shqiptarëve në Gjermani: Më 11

Drejtuesja e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, gjatë një takimi me shqiptarët në Gjermani, ka dhënë një mesazh të rëndësishëm lidhur me përfshirjen e diasporës në proceset zgjedhore.

Topalli njoftoi se më 11 janar 2025 do të nisë një proces historik për diasporën shqiptare: regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Në fjalën e saj, Topalli theksoi rëndësinë e këtij procesi dhe i bëri thirrje diasporës që të mos e humbasë këtë mundësi:
“Mos lejoni që mundësia e ndryshimit të humbasë. Vota juaj është një akt dashurie për atdheun, një shenjë se gjithmonë mund të jemi bashkë për një Shqipëri më të mirë. Shqipëria ka nevojë për ju – sot më shumë se kurrë.”

Topalli e cilësoi këtë proces si një të drejtë të vonuar, por të shumëpritur për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët përbëjnë një forcë të madhe për ndryshimin në Shqipëri.

Regjistrimi i votuesve në diasporë pritet të jetë një hap kyç për rritjen e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të emigrantëve në vendimmarrjet politike të Shqipërisë.

 

Të fundit