Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 13 qershorit, ish-deputetja e PD: Gara e brendshme e pabarabartë, Basha është vetëshpallur kryetar

Zgjedhjet e 13 qershorit, ish-deputetja e PD: Gara e brendshme e

Pas dy ditësj, anëtarët e Partisë Demokratike do të shkojnë drejt kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të partisë.

Megjithatë, garën ku kandidojnë Lulzim Basha Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli, të shumtë janë ata të cilën e kanë cilësuar si pabarabartë.

Zgjedhjet e 13 qershorit, ish-deputetja e PD: Gara e brendshme e

Ish deputetja e PD, Lajla Përnaska është një prej tyre.

“Unë vlerësoj faktin që arritur të organizohet një garë, pavarësisht se nga vetë kandidatët në këtë garë ka kontestime pafund për rregullsitë e garës, por që unë dhe në konceptim tim politik, unë gjithmonë e kam pranuar garën edhe kur ka qenë e pabarabartë”, tha ajo në Euronews Albania.

Por, pavarësisht kontestimeve dhe kritikave që ka për procesin, Përnaska u shpreh se Partia Demokratike e ka të nevojshme të zhvillojë një garë të brendshme, sidomos pas humbjes së zgjedhjeve.

“Kjo është një garë e domosdoshme për statusin ku ndodhet Partia Demokratike. Ka dalë nga një goditje e rëndë, nga humbja e zgjedhjeve të 25 prillit dhe kjo goditje nga rezultati, e bën akoma më të domosdoshme garën për ndryshimin e lidershipit në PD, përgjegjësia e humbjes së një gare zgjedhore, çfarëdo qoftë ajo, i bie kryetarit dhe kryesisë së PD. E quaj të pabarabartë si garë, sepse nuk pati aktin aq fin të demokracisë që është dorëheqja e kryetarit dhe ky është njëri nga element që e cenon garën”, shtoi ajo.

Përnaska theksoi se kreu aktual i PD-së është vetëshpallur fitues, që në momentin kur nuk pranoi të japë dorëheqje dhe të hynte në garë pa asnjë “privilegj”.

Ai [Lulzim Basha] është vetëshpallur fitues, sepse nuk ndërmori ato hapa minimalë për të organizuar, sipas përgjegjësisë që ka në atë pozicion një garë të hapur dhe rregulla të qartë për të gjithë. E gjykon veten të privilegjuar, që nuk pranoi t’i nënshtrohej këtyre rregullave dhe të dilte në një stad barazie me kandidatët e tjerë”, tha ajo.

Sipas saj, Partia Demokratike duhet t’i nënshtrohet një procesi të thellë ripërtëritjeje dhe të kthehet si alternativë e besueshme për shqiptarët.

Të fundit