Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 14 Majit, Bardhi: Rruga nuk është e lehtë, por për PD asgjë nuk është e pamundur

Zgjedhjet e 14 Majit, Bardhi: Rruga nuk është e lehtë, por
Në takimin e organizuar për nder të 34-vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike në Fier, kreu i grupit parlamentar të PD-së dhe Drejtuesi Politik i këtij qarku, Gazment Bardhi, e vlerësoi themelimin e kësaj dege si një akt të guximit dhe shpëtimit për qytetarët e Fierit, që morën kurajon të hedhën firmën në vitin 1991, në një kohë të errët për Shqipërinë.

Bardhi: Themelimi i PD nuk ishte thjesht një tentativë për një formacion të ri politik, por mëshirimi i kurajës njerëzore për tu ngritur për ndryshim, për tu ngritur për një jetë më të mirë, për një aspiratë që do të transformonte Shqipërinë dhe jetën e shqiptarëve për mirë.

Sot është një ditë krenarie për secilin prej nesh, që jemi pjesë e këtij formacioni politik, por më shumë se kaq është një ditë një moment mirënjohje për ata burra dhe gra, që me kurajën e tyre në janar të 1991 themeluan një forcë politike e cila lindi si një momentum për të ndarë rrugën e Shqipërisë nga rruga e errët ku e kishte future regjimi komunist.

 

 

Të fundit