Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 14 majit/Berisha: Në Elbasan votuan fëmijë 10-vjeç, ka pamje

Zgjedhjet e 14 majit/Berisha: Në Elbasan votuan fëmijë

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj anëtarit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, Ilir Rusmali, se po injoron provat dhe faktet e dorëzuara nga “Bashkë Fitojmë”, që sipas tij faktojnë vjedhjen e votave më 14 maj.

Berisha është shprehur se zgjedhjet në Elbasan janë farsa më e madhe elektroale.

Kryedemokrati ka thënë se votimi në Elbasan kulmoi kur u lejuan të votojnë fëmijë 10-vjeç, është e filmuar.

Berisha: “Dokumente e video faktojnë se mbi 70% të qendrave të votimit, operatorët shkelën ligjin nga mëngjesi deri në darkë.

Zgjedhjet në Elbasan janë farsa më e madhe elektroale. Këta militant të PS, të përzgjedhur me kujdes, anëtarë të FRESSH, janë treguar shkelës të ligjit, pothuajse në të gjitha qendrat e votimit.

Në një seancë që ka vazhduar deri në 6 të pasdites. Prova filmike janë paraqitur para KAS, i cili kryesohet nga një kriminel elektoral. Proces antiligjor faktuar me pamje filmike të marra nga qendrat e votimit, injorohet nga një person që ka urrejtjen në çdo qelië të trupit të tij sepse është shkakruar zv. kryeministër dhe ministër i drejtësisë për shkak të korrupsionit.

Ai nuk meriton, e ka vendim aty ku duhet të jetë çdo kriminel elektoral.

I keni ndjekur ndoshta dje nga salla e KAS, në çdo qendër votimi gjatë gjithë ditës shkelën ligjin. Votimi në Elbasan kulmoi kur u lejuan të votojnë fëmijë 10-vjeç, është e filmuar.

Në qendrën e dytë më të madhe të vendit de facto nuk është votuar.

 

Të fundit