Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha: Votat u blenë me para krimi dhe të qeverisë

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha: Votat u blenë me para krimi dhe të

Edhe pas 11 ditësh nga zgjedhjet lokale të 14 majit, vijojnë denoncimet për blerje të votove dhe korrupsion.

Së fundmi kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar në "Çim Peka Live" blerjen e votave gjatë zgjedhjeve me paratë e krimit dhe ato të qeverisë.

Berisha tha se dëshmia më e fortë për blerjen e votave është rritja e partisë së Tom Doshit nga 27 mijë vota 86 mijë vota.

"U blenë nën dorë me para krimi dhe para të qeverisë, votat. Dëshmia më flagrante e kësaj është partia e Doshit e cila nga 27 mijë vota shkoi në 86 mijë vota, u rrit 310%.

 Jashtë çdo lloj dyshimi se blerës absolut më i madh është Edi Rama. Partitë janë lojtarë, por zgjedhjet janë për qytetarët dhe shoqërinë. Ky agresion që iu bë qytetarëve në këtë fushatë, është më i egri që mund të jetë bërë ndonjëherë ndaj votës së tyre të lirë", tha Berisha.

 

Të fundit