Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 14 majit, Biberaj: Asnjë prej kandidatëve të Alibeajt s’ka shans të fitojnë

Zgjedhjet e 14 majit, Biberaj: Asnjë prej kandidatëve të Alibeajt

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Berishës, Aleksandër Biberaj ka folur për zgjedhjet lokale të 14 majit ku beson se kandidatët e dalë nga Primaret do të marrin rezultate fituese në bashkitë e vendit.

I ftuar në rubrikën “Opinion’ në Neës24, ai dha dhe një mendim për kandidatët e Enkelejd Alibeajt, ku u shpreh se nuk kanë shanse që të fitojnë, por uron që të mos dëmtojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duke u ndarë votat.

“Në 14 maj, asnjë prej tyre, të Alibeajt, s’ka shans të fitojnë, por uroj të mos na dëmtojnë ne. Rolandi ka zgjedhur vetë të jetë në atë vend, por mbështetja do jetë për Këlliçin. Durrësin dhe Elbasanin e shoh fitues, Tiranën e shoh me shanse për të fituar."

"Uroj të mos na dëmtojnë duke na marrë votat tona, të demokratëve dhe asaj pjesë që brenda PD kanë pakënaqësi nga Berishës. Nëse humbim, përgjegjësia do jetë e të gjithëve, më shumë e kandidatëve që e kanë marrë përsipër, s’kemi kohë për eksperimente apo për selfie."

"Dëmi na bëhet ne si komb, dhe ne si demokratë sepse ka 10 vite që jemi jashtë pushtetit. Nëse ne nuk fitojmë, kemi nevojë për një reformim të thellë, sepse vijnë zgjedhjet e tjera për dy vite dhe nuk është se kemi shumë kohë. Secili të marrë përgjegjësitë e veta, nga Berisha deri tek i fundit."

"Ne kemi më të vërtetë kandidatë të mirë, që janë figura të pastra dhe jo të konsumurara, sepse shpesh me këto xhaketat që kthehen 100 herë është problem”, tha ai.

Të fundit