Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara takim me të rinjtë e Durrësit: Kjo është shtëpia juaj! Bashkë fitojmë

Zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara takim me të rinjtë e Durrësit:

Kandidati i koalicionit të opozitës për Durrësin, Igli Cara, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit bregdetar. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Cara shprehet se energjia rinore ishte kryefjala e këtij takimi, që do të pasohet nga dhjetëra të tjerë.

"Një bashkëbisedim mbresëlënës me të rinjtë, që treguan edhe një herë që e duan Durrësin dhe njohin çdo problematikë të tij. Energjia rinore ishte kryefjala e këtij takimi, i cili do të pasohet nga dhjetra të tjerë, duke u konkretizuar në vijimësi me projekte dhe vendimmarrje, për t'ju dhënë më të mirën, sepse Durrësi është shtëpia juaj! Bashkë fitojmë!", thuhej në postim.

 

Të fundit