Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 14 majit, Meta prezanton Lefter Maliqin në Kuçovë

Zgjedhjet e 14 majit, Meta prezanton Lefter Maliqin në Kuçovë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka prezantuar në Kuçovë kandidatin e opozitës Lefter Maliqi.

Meta tha se Maliqi është një kandidat i jashtëzakpnshëm i cili e ka të qartë sloganin e tij, teksa u shpreh se  më 14 maj do të dalin fitues.

“Një shi shumë i fortë dhe një bereqet shumë i madh do të jetë në 14 maj në kutitë e votimit. Le të ecim të sigurt drejt fitores së këtyre zgjedhjeve. Ftoj kandidatin apo kandidaten që do jetë i rilindjes, të përballet me Lefter Maliqin.

Komunizmi pavarësisht nga krimet e sistemit, të paktën hapi shkolla në të gjithë Shqipërinë, ndërsa Rilindja ka bërë që çdo vit të mbyllen shkolla në gjithë vendin. Të mbyllen degët e universiteteve. Të ngelen mësues pa punë se nuk ka më nxënës. Interesi i vetëm është investimi nëpër kulla për të pastruar para.

Kur ky model i vjedhjes dhe korrupsionit ndodh në Tiranë e në Durrës, po këtu çfarë ndodh? Keni një kandidat të jashtëzakonshëm, me energji nukleare, i cili e ka të qartë sloganin e tij. Ai është shumë ambicioz dhe ne do t’i mbështesim ato. Rilindja duhet të ndëshkohet një orë e më parë, para se të përzërë të gjithë të rinjtë e Shqipërisë”, tha Meta.

 

Të fundit