Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 14 Majit/ Ndoka: Rama ka frikë Berishën dhe Metën, është bërë në fytyrë si m*t

Zgjedhjet e 14 Majit/ Ndoka: Rama ka frikë Berishën dhe Metën,

Kreu i Partisë Demokristian, Nard Ndoka deklaroi se kryeministrit Edi Rama është i frikësuar në këto zgjedhje pasi përballë ka dy kundërshtarë mjaft të fortë: Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Në një intervistë për Ora News, Ndoka deklaroi se aq i trembur është kryeministrit Rama saqë veç tentativave që po bën për të penguar opozitën, frika i lexohet dhe në fytyrë.

Rama është një humbës se ne e marrim Ramën të pathyeshëm. Rama sot është një humbës aq më tepër që sot ka përballë dy pesha të rënda që frikësohet. Nuk e zë gjumi Ramën natën kur e di që ka përballë Berishën dhe Ilir Metën. Është i trembur, i frikësuar. Kjo është e padiskutueshme. Këtë realitet e di, e pret, pret dhe ndëshkimin.

Ramës nuk i mungojnë lekë të hapë ekspozita në çdo cep të globit, siç i ka bërë me lekët e qeverisë. Por ne po flasim për realitetin politik, po pengon regjistrimine  PD-së, koalicion, tek Alibasha. Këtu shihet se unë nuk po e them për ngjyrën e fytyrës që është bërë si m*t, nëse e marrim si model që ta shohim frikën nga oparaqitja. Unë po them te lëvizjet e tij politike.”, shprehet Ndoka.

Të fundit