Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 14 majit/ Paloka: U manipuluan dhe u vodhën nga Rama, të paktën të linte Kamzën

Zgjedhjet e 14 majit/ Paloka: U manipuluan dhe u vodhën nga Rama, të

Demokrati Edi Paloka i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë”, foli ndër të tjera për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Paloka tha se nuk e njohin rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se këto zgjedhje janë manipuluar dhe vjedhur nga Edi Rama.

“Nuk prisja rezultat të atyre përmasave, por manipulimet, blerjet dhe format që u përdorën nga Rama, i prisja. Duke rënë politikisht Rama ka shtuar dozën e manipulimit dhe blerjes së votave. Por nuk prisja të manipulonte dhe Kamzën, apo të ndodhte ajo që ndodhi në Shkodër… Të gjitha janë të faktuara dhe një pjesë e dokumenteve kanë dalë.

Ikëm të gjithë ne, erdhën të rinj? Rama nuk do t’i vjedhë më votat? Kemi ne mundësi t’i përgjigjemi? Nëse jo, atëherë t’i hapim rrugën dikujt që e ka mundësinë t’i përgjigjet siç e kërkon ky, një diktatori që mban gjithë pushtetet. Ne rezultatin e zgjedhave nuk e njohim”, tha Paloka.

Të fundit