Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 29 korrikut, Boçi: Veprim i nxituar, thellon përçarjen në PD

Zgjedhjet e 29 korrikut, Boçi: Veprim i nxituar, thellon

Luçiano Boçi, ish-kandidati i opozitës për Elbasanin më 14 maj, e bëri të qartë se Partia Demokratike ka vetëm një kryetar, dhe ai ëhstë Sali Berisha.

I ftuar në Fax News, Boçi u shpreh se sot nuk ka PD zyrtare pasi ëhstë në gjykatë, teksa shtoi se dalja në zgjedhjet e 29 korrikut, është veprim i nxituar politikisht.

Boçi: Unë i konsideroj të nxituara veprime te tilla se fjala kryesore që sot njerëzit kanë në mendjen e tyre është bashkimi i PD. Ne kishim një palë zgjedhje përpara dhe një nga faktorët që solli këtë rezultat është edhe përçarja e PD dhe me këtë hap edhe thellohet. Dalja në këtë format zgjedhor më duket veprim i nxitur politikisht dhe i gabuar. Nuk është qëllimi të rrëmbesh diçka në formë zyrtare dhe të paraqitesh para publiket se dispinion të drejt për bashkim. Bashkimi është inciativë është proces.

Them që është e gabuar dhe në rastin kur kërkohet zgjedhje shpejt të të ashtequajturit kryetar se ne kemi një kryetar. Sot nuk ka PD zyrtare se sot është në gjykatë, pavarësisht se e kemi ankimuar. Cështja si e tillë nuk simulon një proces zgjedhor. Iniciativa kryesore duhet të jetë bashkimi, nuk ia heq të drejtën askush për të bërë garë, as Bashës, kur të mbarojë mandati 4 vjecar i Berishës, të përballet, ja sheshi, ja Mejdani.

Të fundit