Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Petro Gjikuria nis fushatën elektorale

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Petro Gjikuria nis fushatën

Kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuaria ka nisur sot fushatën për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Himarë më 4 gusht.

Në mbështetje të tij janë edhe përfaqësues të Partisë së Lirisë. Sekretari i Pergjithshem i Partise se Lirise, Tedi Blushi i cili ndodhet në Himarë shkruan në rrjetet sociale se Himara është kala e pamposhtur dhe simbol i qëndresës shekullore për liri dhe dinjitet njerëzor.  

"Me Kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Himarës, z. Petro Gjikuria, në prag të çeljes zyrtare të fushatës elektorale!

Himara, kala e pamposhtur dhe simbol i qëndresës shekullore për liri dhe dinjitet njerëzor, është vetëm e himariotëve!

Vetëm himariotët mund të vendosin për të ardhmen e tyre! Himara që ka hedhur në det perandoritë më fuqishme të kohës, kurrë nuk mund të merret peng nga Narkoshteti!
Edi Rama larg duart nga Himara!", shkruan Blushi. 

Sakaq, PS ka zgjedhur si kandidat të tyre Vangjel Tavon për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës. 

Të fundit