Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kisha një shqetësim për zgjedhjet e 6 marsit

Berisha: Kisha një shqetësim për zgjedhjet e 6 marsit

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se më 6 mars fitoi opozita e vërtetë. Kujtojmë që “Shtëpia e Lirisë” arriti të merrte Shkodrën dhe doli forcë e dytë në zgjedhje, duke lënë pas PD-në e Lulzim Bashës.

“Kjo ishte një fitore e opozitës dhe mbarë shqiptarëve. Me 6 mars afirmohet përfundimisht opozita e vërtetë në Shqipëri. Nuk ka shqiptar që nuk thotë se Shtëpia e Lirisë është opozita e vërtetë e Shqipërisë. Në këtë situatë dëshpëruese e kaotike për shqiptarët zhvillimi pozitiv ishte rezultati i 6 marsit”, tha Berisha.

Ky i fundit ka treguar shqetësimin që kishte për logon me të cilën “Shtëpia e Lirisë” do të identifikohej në zgjedhjet e pjesshme vendore.

“Isha i shqetësuar për logon, logo kishte mbështetjen që meritonte PD dhe bëra gjithçka te identifikoj veten time edhe pse aty ishte edhe LSI.

Elektorati i PD u mërzit nga logoja. U desh një punë intensive për t’u superuar ky problem”, tha ai për “Kjo Javë”.

 

 

Të fundit