Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 6 marsit, Nishani: Përfaqësohemi me kandidatë të dalë nga primaret, protestat do rikthehen

Zgjedhjet e 6 marsit, Nishani: Përfaqësohemi me kandidatë të

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të bëhet pjesë e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ku partitë politike do të garopjnë për krerët e pushtetit vendor.

Ish-presidenti Bujar Nishani dhe njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit, u shpreh në një intertvistë për Klan Neës se do të përfaqësohen vetëm nga kandidatët që do të dalin prej primareve.

“Ne e kemi deklaruar si vendim që nuk ka kthim pas, nuk ka tjetërsim. Do të përfaqësohemi me kandidatët që dalin nga procesi i primareve. PD e drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit prej kohësh po angazhohet për të menaxhuar një frymë të gjerë opozitare që është në vend”, tha Nishani.

Nishani tha se pas 6 marsit, zhvillimet në politikë do të jenë edhe më interesante, teksa nuk përjashtoi as mundësinë e rikthimit të protestave.

“Ka një aleancë prej kohësh të madhe midis zotit Rama dhe zotit Basha, pra janë një, pavarësisht se mund të dalim me një, dy apo tre kandidatë është çështje e tyre. Jam besimplotë që zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 6 Marsit do të jenë shumë interesante të cilat nuk kanë alternativë tjetër përveçse të reflektojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Dhe protestat, në këtë situatë dhe ambient të madh krize shumëdimesionale janë normale që do të vijnë dhe do të shfaqen”, shtoi ish-presidenti.

Të fundit