Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 6 marsit, Spaho: Kemi nisur diskutimet me LSI, koalicioni ka përfitime

Zgjedhjet e 6 marsit, Spaho: Kemi nisur diskutimet me LSI, koalicioni ka

Deputeti demokrat dhe përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho, tha se kanë nisur bisedimet me LSI, për të hyrë në koalicion me të dhe partitë e tjera të vogla.

I ftuar në studion e A2 CNN, Spaho u shpreh se një koalicion do të sillte përfitime në shumë aspekte duke filluar nga regjistrimi tek administrimi i procesit zgjedhor.

“Ne do të ftojmë që të marrin pjesë në këtë front jo vetëm parti politike, dhe LSI-ja është një parti me të cilën kemi pasur aleancë, dhe koalicioni ka përfitime në disa pikëpamje, si regjistrimi dhe administrimi i procesit zgjedhor. Këto janë vendime që do të merren nga vetë partitë. Diskutimet kanë nisur, por ende nuk kanë përfunduar”, tha Spaho.

Sa i përket protestave, Spaho sqaroi se do të ketë një kombinim të përpjekjeve në Parlament me protestat kundër qeverisë Rama.

“Do të kombinojmë përpjekjet në Parlament bashkë me protestat. Protestat janë mjet shumë i rëndësishëm për të çmontuar regjimin e Edi Ramës. Marrja e selisë nuk do të jetë qëllim në vetvete”, vijoi Spaho.

 

Të fundit