Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Kaso: Sot ose nesër do kemi vendimarrje për emrin e kandidatit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Kaso: Sot ose nesër do kemi

Përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso foli mbi zgjedhjet në Himarë që pritet të mbahen në 4 gusht.

Në Ora News, Kaso tha se sot ose nesër opozita do të vendos për kandidatin që garon përballë Vangjel Tavos nga PS, pas heqjes së mandatit nga KQZ të Fredi Belerit. 

"Besoj që përzgjedhja e emrit i takon organeve më të larta drejtuese të opozitës së bashkuar, pasi opozita edhe në këto zgjedhje do të garoj në një format që ne jemi mësuar ta shohim, sidomos në proçeset e fundit zgjedhor, pra koalicionit zgjedhor. Ka për të qenë një kandidat i opozitës së bashkuar. Opozita e bashkuar po vlerëson një seri kandidaturash.

Besoj se brenda ditës së sotshme ose të nesërme do të kemi një vendimarrje përfundimtare të emrit të kandidatit", tha Kaso.

Të fundit