Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e pjesshme, Korreshi: Të hyjmë në garë me një kandidat, ndryshe i falim fitoren PS-së

Zgjedhjet e pjesshme, Korreshi: Të hyjmë në garë me një

Deputeti demokrat Saimir Korreshi është i bindur se PD në Lushnje do të fitojë në zgjedhjet e pjesshme lokale, që do të mbahen më 6 mars.

Në një intervistë për Vizion Plus, Korreshi u shpreh se në gjykimin e tij, opozita duhet të dalë në garë me një kandidat, sepse nëse do të garojnë dy të tillë, atëherë fitorja do t’i ‘dhurohet’ Partisë Socialiste.

“Ne u mblodhëm për të parë njëri-tjetrin në sy nëse e kemi seriozisht apo jo për t’i rikthyer demokratëve lushnjarë institucionin e bashkisë. Te gjithë ishim në një mendje: duhet të hyjmë në garë me një kandidat, me kandidatin më të mirë që ne besojmë se do të na japë fitoren…Në Lushnje kemi shanse 100 për qind për të fituar. Idealja është të dalim me një kandidat të unifikuar. Duke ardhur të bashkuar, solid, krijojmë frymë. E kemi për detyrë që t’ua rikthejmë demokratëve Bashkinë e Lushnjes. Ne degën e PD Lushnje jemi munduar që të ruajmë bazën, jemi shok e miq me njëri-tjetrin. Pavarësisht se kemi mendime diametralisht të kundërta, kemi ruajtur marrëdhënie humane. Ne demokratët nuk jemi armiq, jemi thjesht simpatizantë të njerit ose tjetrit, ne duhet t’i kthejmë bashkive shpresën. Duke hyrë me dy kandidatë, ua kemi falur zgjedhjet PS-së…Mos ta përdorim si barometër se çfarë do të ndodhë lart. Akoma nuk ka rënë damllaja lart, ne duam fitoren e PD-së në Lushnje”, tha Korreshi.

Të fundit