Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Agalliu: PD nuk është në momentin më të mirë

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Agalliu: PD nuk është në momentin

‘Ekuacioni, zgjedhjet elektorale’ është tema që po diskutohet sot në emisionin ‘Politiko’ në Top News.

I pyetur se sa gati është aktualisht PD për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki që kanë mbetur pa kryetarë, deputeti Arbi Agalliu tha se Partia Demokratike nuk është në momentin më të mirë të saj.

S’mund të thuash që PD është në momentin më të mirë. Po punohet intensivisht e besoj se me gjithë çka disponojmë nga burimet njerëzore. Shpresoj që demokratët do mbështesin logon e PD.

Shpresoj që demokratët duhet të dinë përtej interesave të kujtdo. PD është në angazhim për të maksimizuar strukturën e vet”, tha Agalliu.

I pyetur se sa bashki merr nga 6 në garë, Agalliu nuk dha një shifër. “Nuk e them dot”, tha ai.

Të fundit