Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Të gjitha kandidaturat tona janë të pavarura

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Të gjitha kandidaturat tona janë

Nga selia blu, kreu i demokratëve Sali Berisha njoftoi se të gjitha kandidaturat në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme, janë të pavarura.

Berisha tha se ky model i zgjedhur nga PD dhe aleatët është mirëpritur, teksa deklaroi mbështetje për të gjithë kandidatët.

“Ne shkojmë në zgjedhje lokale dhe kam kënaqësinë që të informoj se në gjitha zonat ku ato zhvillohen, janë përzgjedhur ose kanë kandiduar kandidatura të pavarura, çka do të thotë se e kanë mirëpritur shumë këtë model të përzgjedhur këtë herë nga PD dhe aleatët e saj. Kandidatura me reputacion të shkëlqyer, qoftë në Vlorë, në Berat, në Cërrik, në Mat, Tepelenë.

Pra, ne u ofruam qytetarëve një model, nuk është se nuk e kemi përdorur, ne e kemi përdorur edhe në vitet 2001 e më radhë, por e rëndësishme është që janë paraqitur kandidatura pakrahasimisht eprore me ato që dërgon partia e krimit.

Imagjinoni ju Florjan Binajn me keqbërësen Manastirliu, që edhe vetë është bërë verem kur mori vesh se emërohet nga Edi Rama, sepse e di se qytetarët nuk mund t’ia falin vjedhjet e saj, korrupsionin e saj, etj.

Në Vlorë ka dërguar një deputetë, që më shumë duket përfaqësuese e vetes së saj. Famoze për korrupsion. Imagjinoni ju, edhe ushqimin e të sëmurëve e ka vjedhur me tendera. Ajo ka akte shumë të rënda në qëndrimin ndaj të sëmurëve. Ajo është denoncuar shumë herë për qëndrimet çnjerëzore në spitalin psikiatrik. Prandaj e ka zgjedhur ai.

Ne do i mbështesim me të gjithë forcën tonë. Demokratët duhet të bëjnë gjithçka për suksesin e këtyre intelektualëve, këtyre personaliteteve, diku është mjek, arkitekt, artist, biznesmen, historian”, tha Berisha.

Të fundit