Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, mblidhet nesër Kryesia e PD

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, mblidhet nesër Kryesia e PD

Partia Demokratike pritet të zhvillojë nesër në mesditë mbledhje të Kryesisë. 

Mësohet se mbledhja do të ketë fokus përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.

"Neser diten e Shtune ne ora 13:00 do zhvillojme mbledhje Kryesie me rend dite::
1-Informim nga grupi i punes rreth ecurise se bisedimeve me aleatet ne lidhje me perfaqesimin ne zgjedhjet vendore te dt 9 Nentor.
2- Diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor ne 6 bashkite qe hyjne ne zgjedhje", thuhet në njoftimin e PD për anëtarët e Kryesisë. 

Mbledhja vjen në një moment kyç për opozitën, jo për procesin zgjedhor në gjashtë bashki Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat , Cërrik, sidomos Tiranë kur po zhvillohen ende buisedimet për një kandidat potencial. 

 

 

Të fundit