Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet, Gjana: Nesër hapim listat e anëtarësisë dhe do i dorëzojmë te komisionet, një grup i vogël do penalizohet

Zgjedhjet, Gjana: Nesër hapim listat e anëtarësisë dhe do i
Jemin Gjana

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana njoftoi se nesër në orën 10.00 do të hapet sistemi i listave të anëtarësisë dhe t'ju përcillet komisioneve. Ai ka theksuar edhe një herë se kush ka bërë fushatë për partitë e tjera në fushatën e fundit, nuk do të marrë pjesë në votime.

Në një intervistë për "Breaking", Gjana u shpreh se numri i anëtraëve që do të penalizohen është i vogël, pasi 99 % është pranë PD. Ai shtoi se kush ka bërë fushatë dhe janë larguar në parti të tjera në fushatën e fundit nuk do jenë pjesë e votimit. 

"Komisioni dhe unë e ndjekim në bazë të proçedurash, pothuajse të gjitha gjërat janë të gatshme dhe po ndajmë fletët e votimit. Nesër në orën 10.00 do të hapim sistemin  e listave të anëtarësisë dhe do printohen dhe do ua përcjellim komisioneve.

Kush ka bërë fushatë dhe janë larguar në parti të tjera në fushatën e fundit nuk do jenë pjesë e votimit të kësaj here. 99 % e anëtarësisë së partisë Demokratike janë pranë tyre, një grup i vogël do ketë penalitet", u shpreh Gjana. 

Të fundit