Flash News

Ditari i Opozitës

“Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”, Gjekmarkaj për deklaratën e Marta Kos: Raporti i OSBE e rrëzoi 11 majin

“Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”, Gjekmarkaj

 Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj komentoi qëndrimin e komisioneres së BE-së, Marta Kos, gjatë konferencës mbi zgjedhjet e 11 majit, e cila sipas tij mbajti anën e qeverisë me deklaratën se zgjedhjet ishin konkurruese.

Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, theksoi se Kos duhej të referohej më mirë tek raporti i OSBE-ODIHR, i cili vlerësonte zgjedhjet ndryshe nga fraza e përdorur në konferencë.

Ai shtoi se kishte pasur mundësi të bisedonte personalisht me komisioneren një ditë para konferencës, si dhe me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, për t’i shprehur shqetësimet e opozitës dhe të vendit.

Pata mundësi të flisja hapur me zonjën Kos dhe t’i bëja të ditura të gjitha shqetësimet, të cilat më pas i përmenda edhe në një deklaratë për shtyp. Më la të suprizuar që mori një qëndrim që dukej i njëanshëm, duke pasur parasysh shqetësimet e raportit të OSBE-ODIHR, i cili e rrëzon situatën e zgjedhjeve përveç termit se ishin konkurruese,” deklaroi Gjekmarkaj.

Ai shtoi se deklarata e komisioneres, duke thënë se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme, dukej më shumë si një favor për kryeministrin Rama, ndërkohë që raporti i OSBE rrëzon këtë përfundim.

 

Të fundit