Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet lokale, Berisha takon sot kandidatët për kryebashkiakë

Zgjedhjet lokale, Berisha takon sot kandidatët për kryebashkiakë

Sikurse njoftoi një ditë më parë, kryedemokrati Sali Berisha do të takohet sot me 55 kandidatët për kryetarë bashkie të PD-së.

Kandidatët dolën përmes primareve, kur për herë të parë u zgjodhën nga baza.

Takimi pritet të nisë në orën 13:00 në selinë blu. Berisha i kërkoi Kryesisë të bëntë një analizë të situatës dhe të nisnin punën që demokratët të bënin më të mirën.

Selia blu prej kohësh ka “ndezur motorët” e punës për zgjedhjet lokale të 14 majit, duke shprehur bindjen se do të fitojë kundër socialistëve.

Të fundit