Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet lokale, Kaso: Shpresojmë që Komisioni i Venecias të jetë larg presionit politik. Tre hapat e opozitës dhe protestat

Zgjedhjet lokale, Kaso: Shpresojmë që Komisioni i Venecias të
Ivi Kaso

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, sipas PD, tregon se po tentohet që të ushtrohet presion.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso u shprej se shpreson që Komisioni i Venecias të shprehet sa më shpejt dhe larg presionit të politikës.

“Tregon që është tentuar që të shtohet presion mbi Gjykatën Kushtetuese dhe shpresojmë që Komisioni i Venecias të jetë larg presionit politik dhe për interes të shqiptarëve të shprehet sa më shpejt.

Unë besoj që do të ketë peshë dhe nuk do ngelet në vullnetin e institucioneve dhe do të jetë Gjykata Kushtetuese që me përgjegjësinë do ta zbërthejë në vendim përfundimtar që do thotë fjalën e fundit për kushtetutshmërinë e zgjedhjeve në 2019”, tha Kaso.

Ky i fundit deklaroi për "A2 cnn" se ishte e pritshme që Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve dhe Kolegji Zgjedhor do t'i rrëzonin ankimimet e opozitës, duke theksuar se mazhoranca ka treguar që ka përdorur çdo mjet për mandatin e tretë.

Ai tregoi edhe tre hapat që do të ndërmarrë Partia Demokratike, pas humbjes së 25 prillit. Kaso u shpreh se opozita nuk do ta zhvillojë aksionin e saj vetëm në Parlament, por edhe përmes protestave.

“Rezultati përfundimtar nuk ishte ai që prisnin shqiptarët dhe kjo e vë PD në një analizë serioze. Nuk u arritën pritshmëritë. Marrja e përgjegjësive dhe aksioni politik për të ardhmen. Kemi kërkuar të vlerësohet performanca e të gjithëve ne dhe kryetarit të PD. Kristalizimi i aksionit politik në të ardhmen se na presin sfida të mëdha përpara. Përballja në parlament duhet të jetë e qartë dhe nga ana tjetër përdorimi i rrugëve të protestës”, tha ai.

Kaso thekson se askush nuk mund të fshihet pas mandateve, ndërsa beson te kthimi i vendimmarrjes në PD tek anëtarësia. 

Lidhur me këtë, ky i fundit vlerëson manifestin politik, që propozoi anëtari Kryesisë Fatbardh Kadillit, i cili garoi edhe për kreun e PD, por nuk arriti të fitonte.

“Nuk besoj që PD është e përfshirë nga një krizë e brendshme jemi në krizë demokracie dhe PS si shpresa e shqiptarëve gjendet përballë vendimmarrjeve ka përgjegjësi për të zgjedhur rrugën më të mirë dhe me pak kosto për shqiptarët.

Quhet kthimi i përzgjedhjes së figurave që përfaqësojnë PD te baza dhe anëtarësia të zgjidhen figurat më të mira të PD dhe çdo degë të ketë përfaqësuesin e vet në parlament që zëri i anëtarësisë të dëgjohet. Ta kthejmë statutin në një statut më të mirë dhe PD në një strukturë ku gjithkush gjen veten.  Dhe janë shprehur qartë në manifestin e Kadillit dhe ka pasur përkrahje”, deklaroi Kaso.

Të fundit