Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet lokale, Këlliçi: Primaret sheshojnë pakënaqësitë, vendos shumica

Zgjedhjet lokale, Këlliçi: Primaret sheshojnë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi i ka cilësuar zgjedhjet lokale si jetike, pasi thotë se duhet të bëhet shkëputja nga modeli i drejtimit të bashkive nga një parti.

I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Këlliçi tha se për këtë është arritur konsensusi në PD për të patur primare për herë të parë.

Sipas tij, primaret janë mënyra më e mirë ku vendos shumica dhe sheshojnë pakënaqësitë.

“Ditën e hënë patëm mbledhje të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku për herë të parë nuk u arrit konsensus.

Rregullorja dhe kriteret për të patur primare për herë të parë, ka pasur shumë diskutime, avantazhe dhe disavantazhe, kemi pasur mbi 6 orë debate, se po tentohet të futet një risi në politikën shqiptare, ku opozitarët nëse pëlqejnë një kandidat në primare për kryetar bashkie, të shkojnë dhe ta votojnë.

Formati i primareve është propozuar nga Sali Berisha në dhjetor të 2021, por modalitetet janë diskutuar më vonë. Kemi nevojë që të hapim dyert, për të rinj të talentuar, profesorë, akademikë.

Në tërësinë e saj, primaret janë mënyra më e mirë ku vendos shumica. Primaret sheshojnë pakënaqësitë dhe kur bëhen në avancë në kohë, pakënaqësitë nga kandidatët humbës, rikuperohen rrugës. Barra e provës bie mbi Partinë Demokratike, për të sjellë edhe prurje të reja", tha deputeti. 

Të fundit