Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet lokale, Meta: Me PD kemi një pikë të rëndësishme bashkëpunimi

Zgjedhjet lokale, Meta: Me PD kemi një pikë të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se një pikë e rëndësishme e bashkëpunimit me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit është transformimi i këshillave bashkiakë.

Gjatë një takimi me simpatizantët, Meta ka thënë se këshillat bashkiakë do të garantojnë llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurëve.

Kjo sipas tij, ndikon në përmbushjen e premtimeve që iu janë bërë qytetarëve.

“Pikë e rëndësishme e bashkëpunimit tonë me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit është transformimi i këshillave bashkiakë në të gjitha bashkitë e vendit. Këshillat bashkiakë do të garantojnë llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurëve në mënyrë që të realizohen të gjitha premtimet që u janë bërë qytetarëve”, shkruan Meta.

Të fundit