Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet lokale, Shehu: PD gati për t’u ndeshur me PS, do marrim rezultatin më të mirë

Zgjedhjet lokale, Shehu: PD gati për t’u ndeshur me PS, do marrim

Deputeti demokrat Tritan Shehu tha se Partia Demokratike është gati të përballet me PS-në më 14 maj, në zgjedhjet lokale.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Shehu tha se shpreson në një rezultat mjaft të mirë të opozitës. Demokrati u shpreh se selia blu ka nisur të gjitha përgatitjet pas primareve të suksesshme.

“Ne po shkojmë në këto zgjedhje me një risi demokratike dhe pjesëmarrje të gjerë të njerëzve në përcaktimin e kandidatëve, siç janë Primaret. U mbyllën me sukses, kanë caktuar kandidatët në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, të cilët kanë filluar përgatitjet me të gjitha strukturat e Partisë Demokratike.

Po bëhen gati për t’u ndeshur me kundërshtarin politik që është Partia Socialiste dhe për të marrë, unë shpresoj, një rezultat mjaft të mirë, më të mirin e mundshëm, të opozitës shqiptare, pra të Partisë Demokratike në këto zgjedhje”, tha Shehu.

Të fundit