Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet lokale, Xhelal Mziu: Jam i gatshëm të lë mandatin e deputetit për bashkinë e Kamzës

Zgjedhjet lokale, Xhelal Mziu: Jam i gatshëm të lë mandatin e

Deputeti demokrat Xhelal Mziu është shprehur i gatshëm se heq dorë nga mandati i deputetit për të garuar për bashkinë e Kamzës.

Në një intervistë për Ora News, Mziu tha se do të dorëzonte mandatin e deputetit nëse nuk ka një kandidat të denjë që garanton fitoren e bashkisë së Kamzës.

Mziu: Pengu im në këto 32 vite ka qenë viti 2019 sepse gjithë ato kryetarë bashkie që kanë fituar në 2015 kanë qenë vërtetë heronj, dhe që ta lesh mandatin sikurse e lamë në 2019 ishte skandaloze. Mbase duhet ta kishim vazhduar sepse qytetet tashmë nuk do të ishin në dorë të Ramës.

Unë jam i fokusuar në qarkun e Dibrës sepse është ndër qarqet më të diskriminuara nga Rilindja të vendit. Do të mundohem të jap maksimumin tim. Unë jam një ndër themeluesit e qytetit të Kamzës, nëse vërtetë nuk do të ketë një kandidat që garanton fitoren e opozitës, unë do të lë mandatin e deputetit për ta mbajtur Kamzën në kampin blu. Garantoj fitoren edhe përballë Ramës.

 

 

Të fundit