Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet/ LSI dorëzon në KQZ listën me anëtarët e KZAZ-ve, Braimllari: 25 prilli, betejë historike

Zgjedhjet/ LSI dorëzon në KQZ listën me anëtarët e
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimallari

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në  Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me 92 anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e 25 prillit. Shkresa u dorëzua nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Endrit Braimallari.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se 25 prilli është një ditë e rëndësishme, pasi Shqipëria do të votojë kundër keqqeverisjes.

“Në fakt sot LSI-ja përmbushi detyrimin e saj ligjor për të dorëzuar anëtarët e KZAAZ-ve. Sot kemi dorëzuar 92 anëtarë të KZAZ-ve, një detyrim ligjor për zgjedhjet e 25 prillit. Në fakt LSI-ja si një forcë përgjegjëse, serioze, e mirë organizuar i ka dorëzuar 4 ditë më para se të përfundojë ky afat.

Zgjedhjet e 25 prillit janë  beteja jonë historike për të krijuar mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat, për të hapur vende të reja pune dhe për të kthyer shpresën tek të rinjtë. Duhet të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga një politike e vjetër klienteliste, e cila nuk mendon për hallet e qytetarëve, e cila nuk mendon për të hapur vende të reja pune, por mendon si të mbushin xhepat e tyre personal dhe ky është shembulli më i keq që rilindja sot ka sjellë në Shqipëri”, deklaroi ai.

Të fundit