Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Zgjedhjet në 11 maji, Boçi: Formalitet që përdoret për interesa politike
Ish deputeti dhe drejtuesi politik i PD për qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi e konsideron formalizëm politik caktimin e datës 11 maj 2025 nga presidenti Bajram Begaj, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Duke folur në Syri Tv, Boçi tha se data e zgjedhjeve është një formalitet që po përdoret për interesa të politikës në pushtet.
Sipas Boçit, qeveria po përdor patronazhimin politik për t’iu qasur votës së emigrantëve dhe për ta intimiduar atë, për shkak të peshës elektorale që ajo ka në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
"Është e trishtë që sheh institucione të tillë, që janë kaq të varura politikisht sa veprojnë sipas tekave dhe emocioneve të pushtetit ekzekutiv. Është argument justifikues për të mbështetur atë që thotë Rama.
Rama është i diskredityuar ndërkombëtarisht për aferat me krimin dhe krijimin e një shteti mafioz, vendi po drejtohet nga një bandë kriminale. Data është formalitet që përdoret për interesa politike.
Qeveria përdor patronazhimin politik për t’iu qasur viotës së emigrantëve, për të gjetur forma për t’i intimiduar që të deformojë votën që lidhen me interest e tyre në Shqiëri. Kërcënime e shantazhe që kanë ekzistuar dhe që sot kërkojnë të afektojnë votën e emigrantëve.
Kërkohet një agnazhim më i madh i PD dhe grupeve e nëngrupeve, për t’i ftuar në mbështetjen e PD. Pjesa më e madhe e diasporës është mbështetëse e ndryshimeve dhe PD.
Rama këkron dhe luan me votën e emigrantëve. Ka shumë paqartësi dhe justifikimi tjetër nga KQZ nuk qëndron. Ajo ka psur kohën dhe burimet njerëzore e financiare për t’u marrë me procesin. Është mjegullnajë e stimuluar nga interesi politik i mazhorancës, pasi kërkon të jetë e kalkuluar mirë vota e migrantëve.
Emigrimi, nr.votuesve është më i madh se i atyre qëë jetojnë këtu. Sa më shumë të marrin pjesë në votime, aq më e madhe do jetë mbështetja për rotacion politik dhe PD. Njerëzit që jetojnë jashtë e kanë të qartë çfarë duhet të bëjnë, përtej propagandës. Ata e dinë çfarë ka realizuar kjo qeveri, varfëri, shpopullim. Ata e dinë shumë mirë se rotacionmi është shërues për demokracinë. S’mund të kesh demokraci, e të mbash njerëz të korruptuar e të inkriminuar", tha ai.