Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në degë, Vokshi: Nuk kemi propozuar kandidatë, s’ka më emërime me lobime

Zgjedhjet në degë, Vokshi: Nuk kemi propozuar kandidatë,

Drejtuesja e Komisionit të Operacioneve Elektorale në PD, Albana Vokshi tha se asnjë emër që ka kandiduar për kryetar dege, nuk është propozuar nga Komisioni i Rithemelimit.

E ftuar në “Task Forcë” në Syri Tv, Vokshi tha se është hera e parë që anëtarët votojnë dhe zgjedhin kryetarët, ndërsa theksoi se nuk do të ketë më kryetarë dhe anëtarë të emëruar përmes lobimeve.

Sa i përket zgjedhjeve që u shtynë në Malësinë e Madhe dhe Degën nr.12 në Tiranë, Vokshi bëri me dije se do të zhvillohen javën e ardhshme.

“Do përsëriten zgjedhjet ku nuk u përfundua procesi. Javën që vjen do të votohet në Malësinë e Madhe në njësinë 12. Delegatët nuk zgjidhen në mënyrë automatike, por votohet për ta. Edhe nëse një kryetar nuk është zgjedhur, siç ka ndodhur në dy degët e mësipërme, asgjë nuk i pengon anëtarët që të votojnë delegatët për në Kuvend dhe anëtarët e kryesisë. Është hera e parë që anëtarët kanë zgjedhur kryetarët. Nuk ka më emërime nga kryesia në Tiranë, apo nga lobingjet që bëheshin tek kryetari në Tiranë. Komisioni i Rithemelimit nuk ka propozuar asnjë emër. Pavarësisht se mund të sugjeronim emra për degë të ndryshme, ne nuk e kemi bërë”, është shprehur Vokshi.

Të fundit