Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në FRPD, Ori Nebiaj: Jo më një kryetar që mendon për interesa të veta    

Zgjedhjet në FRPD, Ori Nebiaj: Jo më një kryetar që mendon

Oriela Nebiaj, pjesë e grupit të punës për zgjedhjet në Forumin Rinor të PD-së ka folur mbi procesin zgjedhor që pritet të përfshijë këtë organizatë.

Në një prononcim për gazetarët, Nebija tha se ende nuk ka një datë për zgjedhjet, por shtoi se  Forumi Rinor nuk ka një kryetar legjitim dhe një kryesi legjitime për shkak të mbarimit të mandatit.

Ajo shtoi se është i nevojshme një proces i ri për zgjedhjen e një kryetari që nuk mendon për interesa të veta

“Demokracia duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Do të kujdesemi që forumi të ketë një proces gjithëpërfshirës. Nuk kemi një datë.

Besoj që është e vlefshme që ta shfrytëzojnë këtë të gjithë bashkë. Dua tu bëj thirrje të rinjve që e shikojnë përfshirjen në politikë jo si burokraci. Forumi rinor për këtë është që të bëjë bashkë sa më shumë të rinj.

Janë pretendime në sajë edhe të faktit që të gjitha mandatet kanë kaluar. Duhet të ishte bërë dhe më në fund jemi gati të realizojmë një proces të bukur, që nuk mandaton një kryetar për interesa të vetat por për të të gjithëve,” u shpreh ajo.

Nebiaj u pyet se kush e ka firmosur urdhrin për zgjedhjet në 2014, kryetari apo sekretari i Përgjithshëm, ndërsa ajo u përgjigj se nuk e mbante mend: “Unë kam qenë kandidatja që humbi, pyet kryetarin aktual. Statutet janë edhe online dhe informacioni mund të merret. Nuk e mbaj mend fare”, tha ajo.

 

Të fundit