Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në FRPD pas pozicionimit të Këlliçit në ‘Foltore’? Basha: Sajesë e fabrikuar për interesa personale

Zgjedhjet në FRPD pas pozicionimit të Këlliçit në

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar për herë të pas pas akuzave se vendimi për zgjedhjet në FRPD vjen pasi kryetari i saj, njëherësh deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se do të marrë pjesë në “Foltoren” e Berishës të dielën.

Pas takimit me grupin e punës në selinë blu, Basha në një prononcim për gazetarët i ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar si sajesa të fabrikuar për interesa personale.

Sipas tij, mandati i kreut të FRPD ka mbaruar prej dy vitesh, ndërsa shton se asgjë nuk nd të pengojë PD të zbatojë normat statutore të demokracisë.

Jo s’është fare e vërtet. Kjo është një sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë nën drejtimin tim, Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka zhvilluar zgjedhje, madje zgjedhje një anëtarë një votë për kryetarin, si dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i forumeve drejtuese dhe i kryetarit ka skaduar dhe në përputhje me normat demokratike, përsëri me një anëtarë një votë, të rinjtë dhe të rejat demokrate do zgjedhin përfaqësuesit e tyre duke përfshirë dhe kryetarin e ri.

Ne kemi shumë sfida përpara, por asgjë nuk mund të pengojë Partinë Demokratike që të zbatojë normat statutore të demokracisë dhe aq më pak interesat personale të pengojnë funksionimin e parimeve të tilla siç është zgjedhje një anëtarë një votë, që është një risi për të cilën Partia Demokratike është ballë lartë dhe unë si kryetar i saj, jam krenar”, tha Basha.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD është i përbërë nga:

1. Oriela Nebiaj

2. Hergert Alimerko

3. Dario Sejdini

4. Enkelejda Rica

5. Juela Hamati

6. Anita Doçi 

Kujtojmë se vendimi i Bashës për zgjedhjet e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka krijuar përplasje të re në PD.

Kjo pasi kreu i FRPD, njëherësh deputeti Belind Këlliçi doli kundër vendimit të Bashës, pasi sipas tij është nul dhe nuk ka asnjë vlerë ligjore.

 

Të fundit