Flash News
Goditi mjekun me sende të forta në kokë, arrestohet 54-vjeçari në Vorë
Ishte nisur nga Bari, policia kufitare ndalon velieren në Spille, gjenden armë e municione
Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje në Shqipëri
Flet e moshuara që u dhunua nga nusja në Shkodër: M’i ka shkulur flokët!
Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e Majkos: Akt intimidues
Zgjedhjet në Himarë/ Beleri apel nga qelia: Shkoni dhe votoni, historinë e shkruajnë ata që marrin pjesë
Fredi Beleri, ish kandidati i zgjedhur i bashkisw sw Himarws nw 14 maj 2023, tw cilit KQZ i hoqi mandatin pak muaj mw parw, ka apeluar banorwt e Himarws nga qelia, tw cilwt sot zgjedhin kryebashkiakun e ri.
Nw rrjetet sociale, nw mesazhin e Belerit thuhet se pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë betejën përfundimtare për Demokraci dhe të drejtat e tyre.
Ndër të tjera Beleri ka bërë apel për pjesëmarrje në votim, teksa shton se historinë e shkruajnë ata që marrin pjesë.
“Qendrat e votimit janë të hapura!
Zemra ime është sot në Himarë. Ku sot pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë betejën përfundimtare për Demokraci dhe të drejtat e tyre.
Nga qelia e burgut shqiptar ku po qëndroj 425 dite, mendimet e mia gjithe diten do te jene me vellezerit e mi dhe te gjithë ata qe kuptojnë se shteti i Ligjit dhe Demokracia jane te panegociueshme. Me të gjithë ata që kanë shprehur simpatinë e tyre dhe kanë qëndruar pranë meje përmes kësaj sprove. Me të gjithë ata që nuk u përkulën para metodave të grushtit të shtetit dhe logjikës par-demokratike dhe sot do ta vërtetojnë edhe një herë.
Suksese nga zemra Petro Gjikuria. Ai u tregua një tekno i denjë i Himarës tashmë. Jam i sigurt se duart e veta do ta udhëheqin sigurt Bashkinë tonë të nesërmen.
Suksese OMONOIA jonë.
Dhe një apel i fundit: shkoni dhe votoni. Historinë e shkruajnë ata që marrin pjesë”, shkruan Beleri.