Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në Himarë, Berisha: Sot Rama ju mohoi ushtrimin e së drejtës kushtetuese për 6153 banorë

Zgjedhjet në Himarë, Berisha: Sot Rama ju mohoi ushtrimin e së

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi nga tubimi në "Rrugën e Shpresës", se dot Rama i mohoi ushtrimin e së drejtës kushtetuese, 6153 banorëve të Himarës.

Berisha: Sot përsëri zgjedhjet në Himarë dëshmuan intolerancën e plotë, dëshmuan krimin monstruoz elektoral, shtetëror. Dëshmuan fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.

Sot Edi Rama ju mohoi të drejtën e votimit, e ushtrimit të  të drejtës kushtetuese për votimin 6153 banorëve të Himarës se me pretekstin se atyre u kishin skaduar kartat e identitetit.

Ky dënim, ky ndëshkim i qytetarëve të Himarës, se kartat e tyre kishin skaduar ndërkohë që kishte skaduar vetëm data, por nuk kishte ndryshuar asnjë nga elementët e sigurisë që dëshmonin identitetin e qytetarit, është një akt kriminal, është një akt që fakton për të qintën herë se me Edi Ramën, zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk do të ketë.

Të fundit