Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në Himarë, Berisha: Të drejtat nën pushtim nuk fitohen kurrë me fjalë, por me revoltë

Zgjedhjet në Himarë, Berisha: Të drejtat nën pushtim nuk

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pasi kandidati i opozitës Petro Gjikuria humbi garën në zgjedhjet e pjesshme të Himarës. Nga tubimi qytetar, Berisha tha se të drejtat dhe liria nën pushtim nuk fitohen kurrë me fjalë, por me zemërim, me revolta të pandalshme dhe me sakrifica.

Berisha: Të dashur miq, në çdo zgjedhje, në qoftë se ne nuk bashkohemi.
Në qoftë se ne nuk bëjmë atë që bëjnë kombet kur u merret vota e lirë, ne pothuajse nuk e meritojmë atë.
Çdo e drejtë e marrë kërkon sakrifica për t’u rifituar.
Në një hark kohor të shkurtër, brenda dy muajve, dy shembuj të fuqishëm frymëzues mijëra e mijëra kilometra nga Tirana.
Në Nairobi, të rinjtë dhe studentët gjunjëzuan diktatorin e tyre të zgjedhur me votë njëlloj si Maduroja e Tiranës.
Kurse sot, studentët e Bangladeshit në demonstratat më të fuqishme që mund të bëhen në një vend, detyruan kryeministren autokrate të korruptuar t’ia mbathë me avion nga Daka pas mbi një muaj protesta. Pas sakrificash sublime të dhjetëra e dhjetëra të rinjve. Nderim përjetë kujtimit të tyre.
Miq, të drejtat, liria nën pushtim nuk fitohen kurrë me fjalë.
Nuk fitohen kurrë me fjalime.
Nuk fitohen kurrë në studio televizive.
Nuk fitohen kurrë përveçse me zemërim, me revolta të pandalshme, me sakrifica gjer në fitore.

Të fundit