Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në Kosovë, Basha: Shembull për Shqipërinë, PD e gatshme të bashkëpunojë me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin   

Zgjedhjet në Kosovë, Basha: Shembull për Shqipërinë, PD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka cilësuar zgjedhjet e zhvilluar një ditë më parë në Kosovë si shembull për vendin tonë dhe më gjerë.

Në një prononcim për mediat, Basha tha se Kosovën e presin sfida të mëdha, ndërsa shprehu gatishmërinë e tij dhe të PD-së se të bashkëpunojë me kreun e VV Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin sot e pas 25 prillit.

“Uroj Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, për një proces zgjedhor model, shembullor për Shqipërinë dhe Ballkanin. Kjo është një arritje e qytetarëve dhe republikës së Kosovës. E presin sfida të mëdha përpara ndaj i uroj fituesve të zgjedhjeve dhe partive të tjera që të bëjnë gjithçka në sfidat që i presin dhe kam besim se do bëjnë gjithçka në përmbushjen me sukses të pritshmërive të qytetarëve dhe kapërcimit të sfidave me qëllim që Kosova të vijojë rrugëtimin e saj të pandalshëm drejt integrimeve euroatlantike.

I garantoj që sot e pas zgjedhjeve të 25 prillit, unë dhe PD do jemi në krahun e tyre për të bashkëpunuar sa më fuqishëm në përfitim të ekonomisë, punësimit mes dy vendeve”, tha Basha.

I pyetur se pse qytetarët do ta besojnë vetëm se qeveria Rama nuk ka plotësuar disa premtime të listuara një ditë më parë në një video të publikuar në rrjetet sociale, Basha tha se një kryeministër që nuk i mban premtimet me të cilat vjen në pushtet nuk ka të drejtën morale të kërkojë një mandate tjetër.

Dje unë ju listova vetëm 9 premtime të Edi Ramës me të cilat ai kërkoi votën dhe shqiptarët i mbajnë mend shumë mirë një pjesë prej tyre, 300 mijë vende punë, shëndetësi falas, legalizime falas, uljen e taksave për 97% të qytetarëve, heqjen e TVSH-së për bukën, për vezët, për qumështin, uljen e kostos së jetesës e shumë e shmë të tjera. Por nuk janë nëntë, janë dhjetëra, qindra premtime që Edi Rama ka bërë dhe të cilat nuk i ka mbajtur. Ndaj dje vetëm ju kujtova një pjesë të vogël të premtimeve sikundër bindjen time që është bindja e çdo qytetari shqiptar dhe çdo qytetari normal. Një kryeministër që nuk i mban premtimet me të cilat vjen në pushtet nuk ka të drejtën morale të kërkojë një mandate tjetër. Tani jo vetëm që nuk ka kërkuar falje që s;ka mbajtur asnjë premtim të vetëm, asnjë premtim të vetëm në 8 vite ku i ka pasur të gjitha pushtetet, por tani vjen me të tjera premtime boshe. Vetëm propagandë, asnjë premtim të mbajtur.

Vetëm dështime Rezultati, Shqipëria ka ngecur në vend numëro, shqiptarët kanë ngecur në vend numëro. Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë më të varfër se më përpara, kane më pak para për të shpenzuar se më përpara, papunësia është rritur, në veçanti papunësia e të rinjve është bërë një plagë e madhe e cila përkthehet në emigracion. Shqipëria ka mbetur në vend numëro ndërkohë që të gjitha vendet e rreth e qark nesh kanë bërë progres. Sigurisht sfida ka dhe ka për te pasur gjithmonë. Por me të njëjtat sfida janë përballur edhe vendet e tjera dhe kanë bërë përpara. Përgjegjësi I vetëm që Shqipëria ka mbetur në vend numëro është Edi Rama.

Shkau i vetëm është se ka bërë shumë premtime dhe s’ka mbajtur një premtim të vetëm dhe tani e vetmja gjë që bën do të na sjellë premtime të reja 2 muaj para se shqiptarët t’I japin me votë verdiktin që meriton çdo kryeministër që bën premtime por që nuk i mban. Me 25 prill Rama humb Shqipëria fiton, shqiptarët fitojnë”, tha Basha, ndërsa në largim iu përgjigj shkurt pyetjes së gazetarëve lidhur me arrestimet e SPAK.

“Ju faleminderit! Së bashku do të shtojmë ritmin e punës”.

 

 

 

Të fundit