Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në Kukës, Korreshi ironizon Bashën: Nuk e provuat vulën e re nëse regjistrohet dot në zgjedhje

Zgjedhjet në Kukës, Korreshi ironizon Bashën: Nuk e provuat

Deputeti demokrat Saimir Korreshi hedh dyshime se ish kreu i PD, Lulzim Basha nuk mund të regjistrohet si subjekt politik në KQZ në zgjedhjet e Kukësit.

Ore se provuam ate vulen e re a regjistron Kandidat?? Se kishte dhe boje shume” – shkruan Korreshi përmes një statusi në FB.

Në këtë rast ai i referohet standartit të vendosur nga KQZ për zgjedhjet e 14 Majit, ku zgjedhja e Sali Berishës si kryetar nuk u njoh për shkak të kontestimit nga Këshilli Kombëtar i PD, ndërkohë që u pranua që Lulzim Basha nuk konsiderohej më Kryetar i PD, pavarësisht vërtetimit të gjykatës për shkak të dorëheqjes.

Sipas verifikimeve zgjedhje e re e bërë nga Basha në 29 Korrik nuk është dërguar për regjistrim në gjykatë dhe për pasojë nuk ka efekt ligjor. Ndërsa Këshilli Kombëtar i PD i mbledhur nga Sekretari i Përgjithshëm anulloj zgjedhjet për Kryetar dhe dërgoi vendimin në gjykatë. Ligjërisht sot PD sipas vendimit të Këshillit Kombëtar nuk ka drejtues partie, që pamundëson regjistrimin në zgjedhje.

 

Të fundit