Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet në LSI, Luan Rama: S’ka ndonjë sekret, nesër do votojmë Monika Kryemadhin!
Lëvizja Socialiste për Integrim voton nesër online për përzgjedhjen e delegatëve, kryetarit dhe strukturat e reja drejtuese.
Gjatë deklaratës për shtyp, nënkryetari i LSI, Luan Rama i ka paraprirë rezultatit të “ditës së madhe” kur tha se "s’ka ndonjë sekret sepse në zgjedhje partia do të votojë dhe rikonfirmojë kryetaren Monika Kryemadhi".
Rama njofton se në zgjedhje do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e LSI-së kudo që ndodhen brenda edhe jashtë kufijëve shqiptare.
"Nesër në 21 nëntor në të gjithë Shqipërinë, por edhe gjithkund në diasporë, në mënyrë të veçantë në vendet fqinje, në Greqi, Itali, Gjermani, të tjera vende të Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarët e LSI-së do të marrin pjesë në zgjedhjet për forumet drejtuese dhe për të mandatuar në një proces shumë të rëndësishëm të zgjedhjeve brenda radhëve të tyre, strukturat që do të drejtojnë LSI-në, në fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit dhe më tej për të përligjur në 4 vitet që vijnë mandatin e besimit dhe të mbështetjes qytetare për të gjithë LSI-në", shprehet Rama.
Sipas nënkryetarit të LSI-së, zgjedhjet online të forcës së tij politike do të jenë shembulli i transparencës duke zgjedhur forumet drejtuese me votat e anëtarëve.
Deklarata e plotë e Luan Ramës:
Nesër në 21 nëntor në të gjithë Shqipërinë, por edhe gjithkund në diasporë, në mënyrë të veçantë në vendet fqinje, në Greqi, Itali, Gjermani, të tjera vende të Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarët e LSI-së do të marrin pjesë në zgjedhjet për forumet drejtuese dhe për të mandatuar në një proces shumë të rëndësishëm të zgjedhjeve brenda radhëve të tyre, strukturat që do të drejtojnë LSI-në, në fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit dhe më tej për të përligjur në 4 vitet që vijnë mandatin e besimit dhe të mbështetjes qytetare për të gjithë LSI-në.
Procesi i zgjedhjeve që do të zhvillohet nesër është një moment i rëndësishëm padyshim për të gjithë LSI-në, sepse shënon fundin e një procesi riorganizimi, ristrukturimi dhe rikonfirmimi të angazhimit të anëtarëve të LSI-së dhe nga ana tjetër shënon çeljen e një etape të re, të etapës që do të çojë në ndryshimin e madh me përmbysjen e klikës uzurpatore të Rilindjes që ka shkatërruar mbi të gjitha vlerën e padiskutueshme të besimit qytetar te vota dhe institucionet e zgjedhura dhe nga ana tjetër për të justifikuar dhe përligjur besimin, mbështetjen dhe gjithë angazhimin e tyre në mbështetje të LSI-së.
Edhe njëherë tjetër LSI jo vetëm bëhet pararendëse, jo vetëm bëhet promotore, por është shembulli më i mirë i transparencës, shembulli më i mirë i vlerës dhe pushtetit real që kanë anëtarët e saj, të cilët me votën e tyre do të zgjedhin nesër Kryetarin e ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që në fakt është rikonfirmim i mandatit të Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nuk ka ndonjë sekret që LSI do të votojë nesër Monika Kryemadhin në detyrën e Kryetarit të LSI-së, për të dhënë në këtë mënyrë mesazhin e mbështetjes, mesazhin e unitetit, mesazhin e solidaritetit dhe mbi të gjitha mesazhin e vendosmërisë për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit.
Të dashur anëtarë të LSI-së kudo që jeni, të dashur militantë të LSI-së, të dashur të rinj e të reja që jeni bërë pjesë e armatës së madhe të ndryshimit dhe të fitores që e ka emrin LSI. Nesër ju të gjithë keni shansin dhe përgjegjësinë, që të demonstroni para shqiptarëve se çfarë do të thotë një forcë politike moderne.
Keni shansin dhe mundësinë që t’i dëshmoni shqiptarëve se çfarë do të thotë një forcë politike që qytetarin, që anëtarin e saj e ka të shenjtë, që mbështetjen, inkurajimin dhe besimin tek individi anëtar i LSI-së e ka të shenjtë dhe këtë besim e kthen në institucion, këtë besim e kthen në vlerë, këtë besim e shndërron në energji të madhe për të bërë të mundur fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.
Natyrisht 25 prilli do të ndajë përfundimisht 2 epoka: epokën e shëmtisë korruptive, epokën e qeverisjes kriminale të pseudorilindjes, për t’i çelur udhë epokës së qytetarit, epokës së shqiptarit, i cili duhet ta ndjejë dhe ta dojë Shqipërinë si shtëpinë e vet.
Nesër ju të gjithë anëtarë të LSI-së, por edhe simpatizantë, votues të saj, duhet të jeni bashkë për të demonstruar pikërisht atë që është themeli i suksesit tonë, forcën dhe solidaritetin tonë, vendosmërinë dhe impenjimin maskimal për të bërë të munduar edhe njëherë që të rikonfirmojmë nesër që LSI është forca politike, jo vetëm më moderne, por forca politike që është frymëzimi dhe inkurajimi i shqiptarëve për të bërë ndryshimin e madh.
Natyrisht nesër procesi i votimit ka rëndësinë e vet, prandaj gjatë gjithë ditës ne do të jemi online në sytë e qytetarëve dhe ju ftoj të gjithë anëtarët e LSI-së të votojnë nëpërmjet aplikacionit që do të mbërrijë në telefonin e tyre, çka është një aplikacion i vlefshëm vetëm për ata që kanë marrë kartën e re të anëtarësisë. Ndërkaq anëtarët e tjerë që nuk kanë mundur ta marrin dot kartën e re, edhe për shkak të problemeve që shkaktoi periudha e bllokimit prej pandemisë, nesër duke u paraqitur në qendrën e votimit me kartën e vjetër të anëtarësisë mund të votojnë, por njëherësh të plotësojnë edhe formularin për t’u pajisur me kartën e re. Pra ndërkaq, përveç votimit online të fshehtë, të garantuar, i cili është padyshim modeli i parë i aplikimit në këtë cilësi dhe këtë standard në Shqipëri, ata që nuk e kanë këtë mundësi për shkak të mos pasjes së kartës së re, do të mund të votojnë pranë qendrave të votimit që janë hapur në të gjitha bashkitë.
“Bashkohulsi.al” është adresa, por bashkohu me LSI-në do të thotë bashkohu me fitoren për Shqipërinë. Prandaj nga nesër forca jonë e bashkimit të kthehet në uraganin e madh të ndryshimit për të fituar Shqipërinë në 25 prill të vitit të ardhshëm.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38