Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në parti, 18 degë të PD zgjedhin sot kryetarët e rinj

Zgjedhjet në parti, 18 degë të PD zgjedhin sot kryetarët e

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se sot do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 18 degë të PD.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00.

Sipas komisionit, në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Degët ku sot zhvillohen zgjedhje janë si më poshtë vijon:

1.Cërrik

2. Patos

3. Gjirokastër

4. Përmet

5. Këlcyrë

6. Memaliaj

7. Tepelenë

8. Pogradec

9. Kukës

10. Has

11. Tirana 3

12. Tirana 9

13. Tirana 13

14. Kamëz

15. Kavajë

16. Vlorë

17. Delvinë

18. Sarandë

Të fundit